Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte mposht Gattuson, Interi ruan vendin e 2-të!

Conte mposht Gattuson për të dytën herë në kampionat në këtë sezon duke u hakmarrë në një farë mënyre për elimininim që i bëri Napoli nga Kupa e Italisë, ndërsa Interi falë suksesit 2-0 në San Siro në javën e 37-të të Serie A ruajti vendin e dytë në kampionat, pozicion që ja kishte marë përkohësisht Atalanta. Ishte cinik ai që zbriti në fushë në San Siro, me Napolin që krijoi më shumë raste për shënim por zikaltrit u treguan më të saktë përpara portës. Në minutën e 11-të D’Ambrosio i shërbyer nga Biraghi shënoi mposhti Meret për një gol të gjithin italian pasi në aksion mori pjesë edhe Candreva.

1-0 për Interin, por Napoli nuk u dorëzua dhe u hodh në sulm në kërkim të barazimit duke humbur disa raste të pastra sidomos me Insignen ndërkohë edhe Handanovic u shfaq në lartësinë e duhur. Në pjesën e dytë në minutën e 60-të Conte zëvendësoi Sanchez me Lautaro Martinez dhe argjentinasi ja shpërbleu pasi në minutën e 74-t pas një inkursioni personal realizoi një gol të bukur nga distanca duke dyfishuar shifrat. Kaq mjaftoi që Interi të merrte tre pikë shumë të rëndësishme në garën për vendin e 2-të ndërkohë që Conte vendosi një rekord përsa i përket numrit të pikëve me Interin që nuk e kishte kaluar ndonjëherë shifrën e 76 pikëve që pas sezonit 2009-2010 kur me Jose Mourinhon në stol fitoi tripletën e famshme.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Itali

Me eliminimin nga Europa League në gjysmëfinale ndaj Romës, Milan mund ta konsideroje thuajse të mbyllur këtë sezon. Drejtuesit po mendojnë tashmë për merkaton...