Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte mund ta zëvendësojë, ja si përgjigjet Spalletti

Në Itali po vijnë gjithnjë e më shumë konfirmime se Antonio Conte do të ulet në stolin e Interit, duke filluar nga kjo verë, për të zënë vendin e trajnerit aktual, Luciano Spalletti.

Ky i fundit u pyet edhe mbi këtë çështje në konferencën e sotme për shtyp, në prag të ndeshjes që do të luhet nesër në mbrëmje në “San Siro”, përballë Chievos.

“Nuk po mendoj aspak për të ardhmen time, por vetëm për ndeshjen ndaj Chievos, të cilën duhet ta fitojmë patjetër, pasi na duhen pikë që të realizojmë objektivin. Nuk duhet të shpërqendrohemi, por të mendojmë vetëm të çojmë Interin në Champions”, tha Spalletti para ndeshjes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...