Kupa e Italise

Conte: Ndaj Juventusit fitohet vetëm duke prekur perfeksionin

Pas humbjes 1-2 në “San Siro”, Interi do të përballet sërish nesër në mbrëmje me Juventusin, këtë herë në “Allianz Stadium” në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupë së Italisë, aty ku do të jepet edhe bileta e parë për finalen.

Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku deklaroi se Interi do të provojë të përmbysë humbjen e javës së kaluar, teksa tregoi edhe recetën se si mund të fitohet në Torino.

“Mendoj se me punë dhe duke përgatitur garën në mënyrën e duhur, mund të përmbysim gjithçka në Torino. Duhet ta luajmë ndeshjen me dëshirë dhe duke qenë determinantë e të bindur për fitore. Sepse për të mundur Juventusin, duhet bërë një ndeshje në kufijtë e perfeksionit”, u shpreh tekniku zikaltër.

Më pas Conte provoi të prekë sadopak edhe sedrën e futbollistëve të tij, pasi u kujtoi se luajnë për Interin dhe se pavarësisht nëse humbin apo fitojnë, duhet të bëjnë krenarë tifozët, me paraqitjet e tyre në fushë.

“Futbollistët e mi e dinë të gjithë rëndësinë e fanellës që veshin, ndaj duhet të bëjnë krenarë të gjithë tifozët e mrekullueshëm zikaltër. Pavarësisht nëse fitojnë apo jo në fushë, duhet të dalin prej saj të bindur që kanë dhënë maksimumin”, tha Conte.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency