Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte: Ndeshje fantastike, kam ekip me karakter dhe personalitet

Tottenham arriti një fitore drithëruese 3-2 në fushën e Leicester City. Ekipi i Antonio Contes po humbiste 2-1 deri në minutën e pestë shtesë, por një dygolësh i Steven Bergwijn përmbysi gjithçka dhe i dhuroi një sukses të paharrueshëm ekipit londinez.

Spurs vijojnë të jenë të pathyeshëm në kampionat me Conten në stol, duke numëruar 6 fitore dhe 3 barazime. West Ham i vendit të katërt është një pikë larg, por “armata” e trajnerit italian ka luajtur tre ndeshje më pak se “Çekiçët”.

Antonio Conte nuk e fshehu lumturinë e madhe për këtë fitore, të cilën e përshkroi me këto fjalë. “Shijuam një ndeshje fantastike. Krijuam shumë raste për gol, por na mungoi fati në metrat e fundit. Humbja do të ishte e padrejtë.

Djemtë e mi treguan karakter dhe personalitet të madh, ata kishin një dëshirë të madhe për të përmbysur rezultatin. Pasi barazuam 2-2 dhamë gjithçka dhe tentuam golin e fitores, për fat ia dolëm”.

Më pas një koment për Steven Bergwijn. Mesfushori holandez gjeti dy golat e parë sezonalë në Premier League dhe Conte vlerëson shumë cilësitë e 24-vjeçarit. “Ai është një lojtar që na ofron karakteristika të ndryshme.

Steven është një futbollist krijues dhe shumë i rëndësishëm për këtë klub. Mendoj se ai është i lumtur që është me ne te Tottenham”, theksoi trajneri nga Lecce, i cili po arrin rezultate fantastike në Premier League me skuadrën e tij.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...