Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte në sulm: 20 vjet e zero trofe, gjithmonë faji i trajnerëve?!

Thyerje totale mes Antonio Contes dhe Tottenhamit. Pas barazimit ndaj Southamptonit, nga 3-1 në 3-3, trajneri i Spurs-ave foli hapur në konferencën për shtypin:

“Problemi është se ne kemi treguar që nuk jemi ekip. Jemi njëmbëdhjetë lojtarë, por unë shoh lojtarë egoistë në fushë, që nuk duan të ndihmojnë veten, që nuk luajnë me zemër, por këtu ata janë mësuar prej kohësh me këtë sjellje.”

LEXO EDHE:

Një sulm i hapur i trajnerit italian, që duket se nuk do ta ketë të gjatë në klubin londinez.

Klubi ka përgjegjësi për merkaton. Trajnerët vijnë këtu dhe sigurisht që kanë përgjegjësi. Po lojtarët? Lojtarët, ku janë lojtarët? Ata nuk duan të luajnë nën presion. Ata nuk duan të luajnë nën stres. Historia e Tottenhamit është kjo, në 20 vjet nuk ka fituar asgjë. Pse? E ka fajin klubi apo të gjithë trajnerët që vijnë? Deri tani jam munduar ta fsheh situatën.

Tani kanë mbetur edhe 10 ndeshje. A mendojnë njerëzit se mund të luftojmë akoma? Për vendin e shtatë? Vendin e tetë? Jam shumë i mërzitur”, ka deklaruar Conte, për të cilin prej disa kohësh flitet për një rikthim në Itali, me Interin dhe Juventusin të interesuar.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...