Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Conte: Në vend të Lukakut luan Sanchez, duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të mposhtur Juven!

Antonio Conte u shfaq optimist në konferencën për shtyp përpara gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit ku pavarsisht mungesave të Lukakut dhe Hakimit theksoi se Interi do të japë gjithçka në fushë që në këtë derbi të parë të Italisë në Kupë për të siguruar kualifikimin. Conte teksa tregoi respekt në analizën që i bëri kundërshtarit, foli edhe për mungesën e Lukakut dhe rolin e ri të Eriksen.

Juventus – “Duhet të kemi respekt të madh për një ekip të fortë si Juventusi, ne duhet të jemi mirë dhe të bëjmë një ndeshje të madhe. Ne luajmë kualifikimin në 180 minuta si vitin e kaluar, kur fituam në shtëpi por pastaj barazuam në San Paolo ndaj Napolit.”

Mungesa e Lukakut – “Nuk është hera e parë që mungon Lukaku, do të jetë Sanchez me Lautaro Martinezin. Lukaku është mirë, dhe është përgjigjur menjëherë me dy gola ndaj Beneventos. Tani ka mundësinë e një pushimi të detyruar, dhe do të përgatitet për kthimin e tij në ndeshjen e kampionatit.”

Eriksen – “Është një djalë i mrekullueshëm, është duke u impenjuar shumë dhe ne po mundohemi të punojmë me të për të gjetur më shumë mundësi për të, për mua dhe për skuadrën si një alternativë ndryshe.”, përfundoi trajneri i Interit, Antonio Conte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...