Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Conte: Nesër ndeshja e fundit sezonale, ta mbyllim me trofe

Në prag të finales së FA Cup mes Chelseat dhe Manchester United, trajneri Antonio Conte ka folur edhe për të ardhmen e tij në krye të stolit londinez. Ai tha se është i sigurt që kjo do të jetë ndeshja e fundit me Chelsean për këtë sezon, pasi lë të hapur mundësinë e vijimit të bashkëpunimit.

“Ndeshja e fundit me Chelsean? Për këtë sezon patjetër që po. Gjithsesi për të ardhmen nuk di të them, pasi kam edhe një vit kontratë me Cheslean ende. Kemi kaluar një sezon me rezultate aspak pozitive dhe do të doja që ta mbyllnim vitin me trofe, ndaj pres të marrim më të mirën nesër”, deklaroi Conte.

Ai foli edhe për marrëdhënien dhe rivalitetin me Mourinhon, teksa pranoi se do të shtrëngojë duart me portugezin para sfidës së nesërme.

“Me Mourinhon kemi një marrëdhënie normale dhe nesër do të shtrëngojmë duart para ndeshjes, sepse më pas do të përqendrohemi te fusha e lojës, për të orientuar skuadrat respektive”, tha tekniku italian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...