Serie A

Conte: Nga jashtë duan të “turbullojnë ujërat”, por jemi në rrugën e duhur

Ndonëse të gjithë prisnin shumë më tepër në fushën e lojës, Interi i Antonio Contes nuk ia ka dalë të marrë rezultatet e duhura, pasi në 5 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe Ligës së kampionëve, ka fituar dy, ka barazuar dy të tjera dhe ka humbur një.

E nëse sulmi i udhëhequr nga Lukaku e ka bërë më së miri punën e tij, duke shënuar 13 gola, 5 nga të cilët i ka shënuar vetë belgu, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mbrojtjen, që këtë fillim sezoni fut ujë nga të gjithë anët.

Zikaltrit kanë pësuar plot 10 gola, me një mesatare prej 2 golash për ndeshje, shifra këto që nuk kanë të bëjnë aspak me një skuadër që synon trofe, megjithatë ndryshe nga kritikët, trajneri Antonio Conte nuk duket aspak i shqetësuar.

“Është e vërtetë që kemi pësuar më shumë sesa duhet dhe shpesh jemi ndëshkuar nga pasiguritë tona apo mungesa e vëmendjes. Megjithatë skuadra po luan mirë në fushë dhe kjo më kënaq e më qetëson. Në të 5 ndeshjet zyrtare kemi dominuar, por për të shkuar te fitorja, ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë. Ne nuk na ka ecur shumë me finalizimin apo disa momente shpërqendrimi, por jemi në rrugën e duhur, pasi skuadra po rritet dhe po luan mirë në fushë”, u shpreh Conte.

Trajneri i Interit solli në vëmendje Liverpoolin e Jurgen Klopp, që më herët luante mirë e nuk fitonte, ndërsa shtoi se edhe zikaltrit janë rritur shumë në aspektin e lojës dhe se të gjithë janë të qetë e të bindur që po ecin në rrugën e duhur.

“Dikush nga jashtë dëshiron të turbullojë ujërat, por ne jemi të qetë dhe të bindur që po ecim në rrugën e duhur. Donim të ndërtonim një skuadër që luan bukur dhe e kemi bërë tashmë, ndaj duhet të punojmë në aspektin e marrjes së rezultatit. Nuk është e thjeshtë, pasi Liverpool i Jurgen Klopp luajti bukur për 4 sezone, pa fituar asnjë titull, megjithatë ne duhet të përmirësohemi disi në aspektin mbrojtës dhe jemi të sigurt që rezultatet do të vijnë”, deklaroi tekniku zikaltër.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency