Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Conte: Ngjarjen e Eriksen e përjetova shumë keq, këtë sezon e bëj pushim

Antonio Conte ka punuar përreth një vit e gjysmë me Cristian Eriksen dhe në gjysmën e dytë të këtij sezoni e pati titullar të padiskutueshëm, ndaj në një intervistë për një radio italiane ka treguar edhe emocionet që përjetoi, kur pa danezin të shembej në tokë për shkak të një arresti kardiak.

“Kanë qenë momente të tmerrshme, që për fat të keq i kam përjetuar i vetëm dhe jam bërë shumë keq. Tani është shumë e rëndësishme që të rigjejë qetësinë me familjen dhe të falënderohen ata që e ndihmuan të rikthehej në jetë. Për vendime të tjera ka kohë, pasi futbolli vjen gjithmonë pas asaj që është më e rëndësishme, jetës”, u shpreh ish trajneri i Interit.

Si një trajner i papunë, Conte ka ndjekur me vëmendje edhe ndeshjet e Kampionatit Europian, teksa nuk e fsheh kënaqësinë që po merr nga Italia e Roberto Mancinit në fushën e lojës.

“Më duket një skuadër shumë kompakte, që transmeton siguri dhe mbi të gjitha ka një ekuilibër për t’u admiruar në të dy fazat e lojës. Ka kaluar grupin lehtësisht dhe po bën diçka që nuk mund ta nënvlerësosh”, tha Conte.

Pasi ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit me Interin dhe nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Tottenhamit, Conte konfirmon se sezonin e ardhshëm do të bëjë pushim, në pritje të një mundësie të rikthehet sërish në pankinë.

“Mund të konfirmoj se këtë sezon do ta bëj pushim. Do të ndjek sa më shumë ndeshje dhe të studioj, pasi futbolli zhvillohet me një shpejtësi marramendëse, ndaj është e rëndësishme që të përditësohem dhe të pasuroj idetë e mia, në pritje të një oferte joshëse”, u shpreh tekniku italian.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...