Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Conte nuk bind, te Tottenham nuk i ofrojnë rinovimin!

Disa javë më parë Antonio Conte firmosi për një vit e gjysmë me Tottenham duke marrë drejtimin e skuadrës londineze pas aventurës me Interin ku sezonin e shkuar u shpall kampion Italie. Megjithatë rezultatet e Contes me Tottenham në këto dy muaj e gjysmë nuk ka përmbushur plotësisht pritshmëritë e drejtuesve të Spurs dhe ato të presidentit Daniel Levy. Eliminimi në gjysmëfinalet e Carabao Cup ka lënë një shije të hidhur te numri 1 i Tottenham pasi skuadra u mposht dy herë nga Chelsea dhe në ishull për momentin as që e mendojnë t’i ofrojnë rinovimin e kontratës trajnerit italian.

Conte për momentin nuk jep garanci. I pyetur mbi këtë çështje në konferencën për shtyp para derbit të Londrës Veriore ndaj Arsenalit që do të luhet këtë të dielë, Conte theksoi se për momentin qëndrimi në stolin e Tottenham për 18 muaj është zgjidhja më e mirë për të gjithë. Në 14 ndeshjet e para me Tottenham në të gjitha kompeticionet Conte numëron 8 fitore 3 barazime dhe 3 humbje. Në Premier League, Spurs pozicionohen të 6-ët për momentin me 33 pikë, 4 më pak se West Ham i vendit të 4-t, por Tottenham ka 3 ndeshje më shumë për të luajtur se skuadra e David Moyes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...