Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte nuk i kursen batutat: Për Tottenhamin vdes, por nuk vras veten

Conte nuk i kursen batutat

Conte nuk i kursen batutat. Eliminimi nga Championsi dhe situata jo e mirë në kampionat, kanë tronditur ndjeshëm pozitat e italianit në pankinën e Tottenhamit.

Në konferencën për shtyp para sfidës me Nottingham Forest, tekniku u pyet nga gazetarët nëse “ishte gati të vdiste” për Tottenhamin, teksa përgjigjja e tij ishte e qartë.

“Nëse më pyesni a jam gati të vdes për Tottenhamin, ju them po. Jam gati të vdes për klubin, deri në fund të këtij sezoni. Por nuk jam budalla që të vras veten”, tha Conte, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Lexo edhe:

Kontrata e italianit me Tottenhamin skadon në fund të sezonit, teksa Conte shpjegon edhe pritshmëritë që ka nga drejtuesit.

“Unë zakonisht firmos kontrata 3-vjeçare e lart, por këtë herë ramë dakord për vetëm 18 muaj. Doja që klubi të më njihte mua si trajner dhe aftësitë e mia. Por doja që edhe unë të njihja ambiciet e klubit. Tani dimë gjithçka për njëri-tjetrin dhe në fund të sezonit do të ulemi për të vendosur për të ardhmen”, u shpreh italiani.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...