Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte: Nuk kthehem te Juventusi, do punoj fort për të fituar me Interin!

Antonio Conte hedh poshtë zërat për një largim të mundshëm nga Interi, duke mohuar kategorikisht një kalim të tijin te Juventusi në rast se Sarri nuk konfirmohet në stolin e bardhezinjëve edhe për sezonin e ardhshëm. Conte ka reaguar në lidhje me artikullin e publikuar nga gazeta italiane Repubblica.it, duke nënvizuar se nuk ka kontaktuar asnjë nga drejtuesit dhe futbollistët e Juventusit për t’i pyetur nëse do ta shkarkojnë Sarrin, madje trajneri i Interit në një intervistë për Ansan ka nënvizuar duke shkuar edhe më tej se do të flasë me drejtorin e gazetës në fjalë dhe ai gazetar që e ka shkruar artikullin do të mbajë përgjegjësi. Më tej trajneri i zikaltrve ka shtuar: “Jam i lidhur në një projekt 3-vjeçar me Interin dhe siç kam bërë gjithmonë në jetën time do të punoj fort me të gjitha forcat e mija dhe mundësitë e mija që ky të kthehet në një projekt fitues” theksoi Conte.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...