Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte përballet me Eriksen dhe nuk i kursen komplimentet për danezin

Antonio Conte dhe Christian Eriksen ishin dy nga protagonistët e fitores së titullit të Seria A nga Interi vitin e kaluar.

Tashmë ata të dy, që dikur njëri në krye të stolit dhe tjetri në fushën e blertë i dhuruan titullin “zikaltërve” të Italisë, do të gjenden përballë njëri-tjetrit në Premier League.

Duke folur në konferencën për mediet përpara përballjes Brentford-Tottenham që do të luhet këtë të shtunë në orën 18:30, tekniku i “Spurs” u shpreh i lumtur që do e rishikojë danezin në fushën e lojës, pas infarktit që pësoi në Euro 2020 përpara rreth një viti.

“Jam shumë i lumtur që do e shikoj atë sërish dhe jam i lumtur që ai luan futboll. Mos të harrojmë çfarë i ndodhi Eriksenit dhe familjes së tij në qershor. E takova atë sapo erdhi te Brentford. Fola me të dhe familjen e tij, Eriksen nuk është vetëm një lojtar i rëndësishëm, por është gjithashtu një njeri i jashtëzakonshëm, i uroj gjithë të mirat tani dhe në të ardhmen. Do ishte kënaqësi ta shihja sërish në fushë nesër.”-deklaroi Antonio Conte.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...