Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte përjashton lojtarin nga skuadra, mesfushori del në merkato

Tanguy Ndombele duket se i ka krisur përfundimisht raportet me trajnerin Antonio Conte dhe klubin e Tottenham. Mesfushori në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Chelsea u kontestua nga tifozët e tij teksa po dilte nga fusha në një moment zëvendësimi.

Mirëpo, për të kundërshtuar tifozët, zgjodhi të vonohej duke ngadalësuar hapat edhe pse ekipi i tij po humbiste me shifrat 2-0. Në këtë formë, dënimi për të ishte i pashmangshëm teksa në ndeshjen e kthimit ndaj bluve të Londrës, Conte nuk e kishte grumbulluar në skuadër Ndombele. Por, së fundmi, Conte ka marrë edhe një masë më ekstreme duke e përjashtuar nga grupi teksa e ka lënë të stërvitet veçmas pjesës tjetër të skuadrës.

Tashmë, fati i 25-vjeçarit te Spurs duket i vulosur dhe lojtari ka përfunduar në merkato, aty ku Napoli është një nga të interesuarit për shërbimet e tij. Kujtojmë se francezi u transferua në Londër në vitin 2019 nga Lyon për shumën e 60 milionë eurove, megjithatë për asnjë moment nuk ia doli të përmbushte pritshmëritë me ekipin anglez.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...