Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte: Po marrim frytet e punës së bërë, Romën e përballojmë me entuziazëm

Interi do të udhëtojë drejt kryeqytetit për t’u përballur nesër në mbrëmje me Romën në një nga sfidat më të rëndësishme të javës në kampionatin italian, ndërsa trajneri Antonio Conte ka vlerësuar maksimalisht organikën e skuadrës verdhekuqe.

“Kanë një skuadër mjaft të mirë me elementë shumë cilësorë, ndërsa së fundi kanë ndryshuar edhe skemën. Emra si Mkhitaryan, Zapacosta, Dzeko, Veretout, etj., janë vërtetë cilësorë dhe mund të na vënë në vështirësi, megjithatë skuadra ka entuziazëm dhe besoj në një paraqitje të mirë nesër në mbrëmje”, deklaroi Conte.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar pasditen e sotme, trajneri është shprehur se më në fund po sheh në fushë rezultatet e punës së mirë që është bërë gjatë vitit, ndërsa ka theksuar se edhe dëmtimet kanë penguar skuadrën.

“Kemi filluar të shohim rezultatet e punës së mirë të bërë gjatë vitit, por skuadra është keqtrajtuar gjatë kohëve të fundit. E vërtetë që mund të bënim më mirë, por na ka munguar Sanchez për 4-5 muaj dhe tani që është kthyer në formë, të gjithë po e shihni çfarë jep në fushë. Edhe Sensi ishte një vlerë e shtuar për ne, por që prej nëntorit nuk arriti të luajë me vazhdimësi, ashtu si Vecino, Barella e Gagliardini, që janë ndalur herë pas here. Në mesfushë dhe sulm shumë herë kemi shkuar përtej limiteve tona dhe disa lojtarë kanë sakrifikuar shumë për të përballuar ngarkesën e sezonit”, tha trajneri i Interit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...