Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte pret përforcime, por tre lojtarë zikaltër janë drejt largimit

Pas sfidës ndaj Parmës në fundjavë, por edhe pas fitores me Brescian, trajneri i Interit, Antonio Conte, e vuri theksin tek organika e skuadrës që ai drejton, duke kërkuar më tepër lojtarë, pasi kalendari i ndeshjeve është shumë i ngjeshur. Lidhur me kërkesat e trajnerit, administratori i deleguar, Beppe Marotta, deklaroi se do të përpiqet që në merkaton e janarit të afrojë disa lojtarë. Por në merkaton e janarit disa prej lojtarëve aktualë të zikaltërve mund të largohen.

Sipas medieve italiane, të parët në listën e largimeve janë Lazaro, Borja Valero dhe Politano. Austriaku u afrua vetëm në verë, por deri tani nuk ka bindur aspak, Borja Valero është përdorur shumë pak nga Conte, ndërkohë që Politano vuan mospërshtatjen në skemat e trajnerit. Të tre lojtarët kanë shumë pak kohë për të bindur trajnerin në mënyrë që të vijojnë të jenë pjesë e zikaltërve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...