Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Conte reagon pas shkarkimit, falenderime por edhe “thumbime” nga italiani

Antonio Conte u shkarkua pak ditë më parë nga drejtuesit e klubit të Tottenham. Një vendim që erdhi si pasojë e rezultateve zhgënjyese në këtë sezon me Spurs që nuk shkuan përtej fazës së 1/8-tave në Champions League teksa në Premier League janë të detyruar të luftojnë sërish për vendin e katërt. Por, nuk ishin vetëm rezultatet ato që ndikuan tek shkarkimi i trajnerit italian.

Në mediat britanike bëhet e ditur se disa prej lojtarëve të Tottenham nuk ishin dakord me taktikat dhe mënyrën e stërvitjes nga Conte ndërsa një tjetër shkak ishin edhe deklaratat aspak të përmbajtura të 53-vjeçarit i cili e theksonte shpesh se klubit nga Londra i duhej kohë për të ndryshuar mentalitetin inferior. Së fundmi, Conte ka reaguar pas shkarkimit teksa falenderon mbështetësit ndërsa nuk harron të “thumbojë” ata që nuk e pranuan pasionin dhe dedikimin e tij për profesionin e trajnerit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria
Cikalleshi: Keqardhje për golin, kjo Kombëtare i bëri shqiptarët të ndihen mirë
Gjasula: Ishim pa fat, jam shumë optimist për të ardhmen

“Mbi të gjitha futbolli është pasion. Dua të falenderoj thellësisht të gjitha ata që ishin me mua në këtë rrugëtim me Spurs. I falenderoj të gjitha ata që e vlerësuan pasionin dhe mënyrën time intensive si trajner. Një falenderim special për fansat që më mbështetën, nuk do t’i harroj kurrë momentin që më thërrisnin emrin në kor. Tashmë, udhëtimi përfundoi dhe dua t’iu uroj më të mirën për të ardhmen”, shprehet Conte.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...