Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte: Rezultati ndaj Everton, tregues që ne po punojmë

Ku do të punojë Antonio Conte?
Ku do të punojë Antonio Conte?

Tottenham bëri detyrën në shtëpi përball Everton, ku skuadra e Antoni Contes mposhti me rezultatin 2-0 Everton. Fillimisht Harry Kane zhbllokoi sfidën në minutën e 59 me anë të penalltisë, ndërkohë që goli i qetësisë erdhi katër minuta nga fundi i sfidës me atë të Hojbjerg.

Antonio Conte në pronocimin pas sifdës u shfaq tepër i lumtur për fitoren e radhës në “Tottenham Hotspur Stadium” ku “Spurs” nuk njohin humbje që prej 16 prillit.

“Fillimi i mirë, është tregues se ne po punojmë mirë me lojtarët dhe klubin. Është jetike të luajmë dhe të marrim tre pikët, në këtë rast unë jam i lumtur. Ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe jam shumë i lumtur për tifozët tanë, sepse ku luan në këtë atmosferë dhe dëgjojnë tifozët që këndojnë emrat tanë, kjo na bën krenarë dhe na shtyn të japim akoma më shumë për këtë klub”-tha ai.

Në sfidat e fundit, italiani është përballur me disa mungesa të rëndësishme, ku listës tani i shtohet edhe Richarilson i cili u ndal në një dëmtim që pësoi në minutën e 50.

“Po, sigurisht që ai nuk do të jetë në sfidën e radhës  kundër Manchester United.  Unë mendoj se atij do ti  duhet pak kohë për t’u rikuperuar. Është për të ardhur keq sepse po flasim për një lojtar që na jep shumë cilësi në fushë, dhe në të njëjtën kohë është edhe i fortë dhe përmirëson intensitetin tonë. Problemi i Kulusevskit duhet ende  kohë për tu rikuperuar plotësisht. . Gishtat e kryqëzuara për ndeshjet e radhës sepse duhet të luajmë shumë ndeshje në një periudhë të shkurtër”

Sfida e radhës për Tottenham do të jetë në Premier League, ku ekipi i Antonio Contes do të përballet në transfertë me Man United.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...