Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte rrezikon, Mourinho mund t’i ‘presë kokën’

Pas një sezoni të parë fantastik, në drejtimin e Chelsea-t, i dyti po rezulton krejtësisht i kundërt për Antonio Conten. Skuadra nuk ka të njëjtën uri për të fituar dhe ka lënë shumë pikë në kampionat, duke qenë plot 9 pikë më pak sesa City kryesues, pas vetëm 10 javëve të para.

Si të mos mjaftonte kjo, londinezët dështuan edhe në Champions, përballë Romës, ku pas barazimit 3-1 në ‘Stamford Bridge’, u shkatërruan keqazi në Itali, me rezultatin 3-0. Tani në Londër të gjithë kanë filluar të mendojnë se Conte nuk është më i duhuri për të vijuar drejtimin e ekipit dhe fundjava e ardhshme mund të sjellë surpriza.

Chelsea do të presë në ‘Stamford Bridge’, Manchester United-in, e Mourinhos dhe fitorja do të jetë detyrim për vendasit, që Conte të vijojë në krye të pankinës. Në rast se ‘djajtë e kuq’ ia dalin të marrin 3 pikët në Londër, atëherë Contes me shumë gjasa do t’i kërkohej të linte drejtimin e klubit.

Kështu, pas polemikave të shumta mes të dyve, portugezi Mourinho do të ketë shansin këtë të diel, që t’i ‘presë kokën’ rivalit të tij më të urryer të kohëve të fundit në Premier League.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...