Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Conte “show” pas kartonit të kuq: Arbitri më përjashtoi se isha më i famshmi, VAR i pandershëm!

Tottenham “ngeci” në një barazim 1-1 ndaj Sportingut të Lisbonës mbrëmjen e së mërkurës në Champions League teksa të besuarit e trajnerit Antonio Conte panë t’i anulohej një gol në minutën e 95-të për një pozicion jashtë loje milimitrik të Harry Kane. VAR ndërhyri dhe anuloi golin e festën e anglezëve ndërsa trajneri Antonio Conte reagoi ashpër dhe përfundoi duke u ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri kryesor, Makkelie.

Ndërkohë, në konferencën pas ndeshjes, tekniku italian i Spurs-ave vijoi të ishte tejet i nervozuar ndërsa akuzoi sistemin VAR si të pandershëm teksa shtoi se arbitri holandez e përjashtoi vetëm sepse ai ishte personi më i famshëm që po protestonte në atë moment.

“VAR na ka shkaktuar një dëm të madh, kur shpiken ndërhyrje të këtij lloji është për të ardhurkeq. Kemi pësuar një padrejtësi të madhe, në një stadium tjetër dhe me skuadra të tjera, të jeni të sigurt se nuk do të kishte ndodhur. Vendimet arbitrare pranohen edhe kur janë kundër, por kur janë të pandershme unë tërbohem.

Përjashtimi? Pas anulimit të golit nga VAR, kishte shumë persona në fushë, por arbitri më përjashtoi mua si më të famshmin. Më vjen keq sepse mund ta kishim mbyllur çështjen e kualifikimit, por e kemi fatin në duart tona. Me sinqeritet them se nuk luajtëm mirë dhe se Sportingu na vendosi në vështirësi”, u shpreh Conte.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...