Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte shpreh dëshirën e parë, kërkon mesfushorin e Aston Villa-s

Antonio Conte është vetëm 90-minuta larg objektivit të tij për të kualifikuar Tottenham-in në Champions League-n e sezonit të ardhshëm. Tekniku italian ia doli të ndryshonte “fytyrën” e Spurs-ave pas një starti të dobët të kampionatit, ndërsa tashmë 52-vjeçari po mendon që me anë të disa përforcimeve në merkato të bëjë të mundur që në sezonin e ardhshëm, skuadra të ngrihet në nivelin e pretendentëve për titullin e Premier League.

Një nga objektivat e Contes është mesfushori i Aston Villa-s, John Mcginn. Futbollisti i kombëtares skoceze ka qenë autor i një sezoni pozitiv teksa ka ruajtur një ritëm konstant dhe është aktivizuar në 33 ndeshje të këtij sezoni. Madje, 27-vjeçari ka regjistruar edhe tre gola dhe tre asiste duke shfaqur edhe aftësitë në ofensivë.

Mbetet, për t’u parë tashmë nëse drejtuesit e Tottenham do të arrijnë të bindin Aston Villa-n të heqë dorë nga mesfushori të cilin e kanë pjesë të tyren prej vitit 2018 kur e transferuan nga Hibernian për shumën e 2.5 milionë paundëve.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...