Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte: Tani pikët e humbura peshojnë, shkëmbimi Dzeko-Sanchez…

Pasi siguroi kalimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë duke eliminuar Milanin në derbi, Interi do të provojë të parakalojë kuqezinjtë edhe në renditjen e kampionatit, që sonte nis me ndeshjet e fazës së dytë.

Zikaltrit do të presin nesër në mbrëmje Beneventon, që është surpriza e sezonit në kampionatin italian, ndërsa Conte nuk do të jetë në pankinë, pasi është pezulluar për dy ndeshje, por pranoi se skuadra është gati të marrë maksimumin nesër.

“Benevento po bën shumë mirë dhe jam shumë i lumtur edhe për Pippon. Janë një skuadër që luan shumë mirë futboll dhe nuk do të jetë aspak njësoj si në ndeshjen e fazës së parë. Duhet të djersijmë shumë, edhe për faktin se ka nisur faza e dytë dhe çdo pikë e humbur peshon shumë”, u shpreh Conte.
Ndonëse trajneri ka mohuar qartazi lëvizjet në merkato te zikaltrit, së fundi nuk ka shmangur dot zërat për një shkëmbim të mundshëm të Dzekos me Alexis Sanchez, të cilin nuk e ka mohuar, por as konfirmuar.

“E kam thënë që situata është pak e vështirë dhe unë nuk kam ndikuar në asnjë nga lëvizjet e merkatos që prej verës së kaluar. E vetmja mënyrë për të bërë ndonjë ndërhyrje në merkato, është nëse nuk shtohen kostot, megjithatë e vështirë të ndodhë diçka. Për Dzekon nuk flas, sepse është lojtar i Romës, ashtu si Sanchez është i Interit dhe është përqendruar maksimalisht te ndeshja e nesërme”, deklaroi trajneri i Interit.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...