Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte: Të ardhmen time e mësoni pas dy javësh

Antonio Conte do ta zbulojë brenda dy javësh të ardhmen e tij, që me shumë mundësi do të jetë larg Chelsea-t. Trajneri nga Salento i Italisë, theksoi për mediat angleze se është i përqendruar totalisht tek e tashmja.

“Për momentin, jam i përqendruar për të bërë sa më mirë punën te Chelsea, për lojtarët dhe tifozët. Puna jonë nuk është e lehtë. Jam këtu të paktën edhe për dy javë, derisa të përfundojë sezoni. Atëherë do ta mësoni nëse do të ndryshoj ambient, apo do të jem edhe sezonin tjetër te Chelsea. Sapo të mbyllet do të rifillojmë të spekulojmë për të ardhmen time.”

Blutë e Londrës, të pestët në renditje me 69 pikë, kanë edhe dy ndeshje për të luajtur në Premier League, me Huddersfieldin dhe Newcastle, por vështirë se mund të përfshihen në zonën Champions, me Liverpoolin që ka tri pikë më shumë, ndërsa Tottenhami 2 më shumë, por me një kalendar relativisht të lehtë, pasi Newcastle dhe Leicester, dy kundërshtarët e radhës të “Hummers”, nuk kanë më objektiva për të arritur.

Gjithsesi, Conte mund ta mbyllë me një trofe të rëndësishëm sezonin, nëse Chelsea i tij fiton ndaj Manchester United në finalen e FA Cup, që do do të luhet më 19 maj, në “Wembley”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...