Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte thotë po, Kovacic më pranë rikthimit te Interi

Mateo Kovacic është gjithnjë e më pranë rikthimit te Interi. Zikaltrit në mesfushë nuk do të përforcohen vetëm me talentin e kombëtares italiane Nicolo Barella por edhe me nënkampionin e botës i cili është kthyer te Reali pas huazimit 1-vjeçar te Chelsea por gjasat janë që do të largohet sërish. Sipas mediave italiane në takimin e zhvilluar ditën e djeshme mes drejtuesve të Interit dhe trajnerit Antonio Conte ku është folur për merkaton, afrimi i Kovacic ka marrë bekimin e trajnerit italian. Interi dëshiron ta rikthejë kroatin në Serie A në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Kovacic u largua nga zikaltrit në verën e vitit 2015 me Realin që derdhi në arkat e Interit shumën e 38 milionë eurove ndërsa tashmë mesfushori mund të rivishet zikaltër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...