Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Cooper me orët e numëruara, Nottinghami gati t’i besohet spanjollit me shumë përvojë

Nottingham Forest mori humbjen e katërt radhazi në Premier League dhe të gjashtën në total pas tetë javësh. Skuadra e ngjitur vetëm këtë sezon në elitën e futbollit anglez e sheh veten në vendin e fundit në renditje me vetëm katër pikë.

Drejtuesit e klubit kanë reflektuar dhe po mendojnë seriozisht të shkarkojnë trajnerin Steve Cooper. Mediet britanike kanë zbuluar favoritin kryesor pë zëvendësimin e tij, bëhet fjalë për Rafael Benitezin, një trajner me  eksperiencë dhe që e njeh mjaftë mirë Premier League-n.

Spanjolli ka drejtuar Liverpoolin prej sezonit 2004-2005 dhe qëndroi te “të kuqtë” deri në vitin 2010. Gjithashtu 62-vjeçari ka drejtuar edhe Chelsea-n në një periudhë të shkurtër, më pak se një vit. Ndërsa prej marsit të vitit 2016 deri në qershor 2019, Benitez ishte në krye të Newcastle. Përvoja e tij e fundit si trajner ka qenë me Evertonin, por spanjolli nuk e mbylli një sezon të plotë dhe në janarin e 2022 u largua.

Sfida e radhës për Nottingham Forest në Premier League do të jetë përballë Aston Villas, ku sipas medieve britanike pritet të jetë edhe mundësia e fundit për trajnerin Cooper.

Nottingham në merkaton verore theu rekordin e transferimeve, pasi afroi 23 lojtarë dhe shpenzimet e kaluan shifrën e 150 milionë stërlinave.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...