Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Cooper negativ, i bashkohet skuadrës për transfertën ndaj Vllaznisë

Pasi mori fitoren e parë sezonale në kampionat ndaj Laçit, Kukësi do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Shkodrës, për t’u përballur të dielën pasdite me skuadrën më në formë të momentit, Vllazninë, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Me trajnerin Skënder gega ende duke u kuruar nga koronavirusi në Turqi, skuadra veri-lindore do të drejtohet sërish nga ndihmësi i tij, Rrahman Hallaçi, i cili këtë fundjavë do të ketë në dispozicion edhe sulmuesin Goodberg Cooper.

Ky i fundit ka qenë i izoluar prej disa ditësh, pasi kishte rezultuar pozitiv në testin ndaj koronavirusit, ndërsa sot tampon konfirmoi se është rikuperuar, ndaj ka zbritur menjëherë në stërvitje me skuadrën.

Deri të dielën pasdite Cooper do të ketë mundësi të kryejë dy seanca stërvitore të plota, ndonëse në Shkodër gjasat janë që të rrijë në pankinë dhe të zbresë në fushë vetëm nëse do të jetë e nevojshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...