Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Copa Sudamericana, festojnë brazilianet, Atletico Pr eliminon skuadrën e Messit!

Asnjë surprizë në 4 ndeshjet e fundit të ruandit të 1/32 të Copa Sudamericana. 4 fitore vendase por që 3 prej tyre nuk kishin asnjë lloj vlere sepse falë humbjeve më të thella që kishin pësuar në ndeshjet e para Newells Old Boys, Independiente Medellin dhe Nacional Potosi u eliminuan nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Amerikën e Jugut. E vetmja skuadër që avancoi më tej falë fitores në shtëpi ishte Boston River. Uruguianët mposhtën me 3-0 Jaguares de Cordoba duke bërë të pavlefshme fitoren 2-1 të ndeshjes së parë të kolumbianëve. Avancuan më tej edhe dy skuadra braziliane. Pavarsisht humbjeve respektivisht 2-1 ndaj Newlles Old Boys skuadrës ku dëshiron të mbyllë karrierën ylli i futbollit Lionel Messi dhe 2-0 ndaj bolivianëve të Nacional Potosit, Atletico Paranaense dhe Fluminense prenë biletën e kualifikimit për në raundin tjetër pasi kishin fituar ndeshjet e para me shifrat 3-0. Nuk i mjaftoi suksesi 3-1 as skuadrës kolumbiane Independiente Medellin që u eliminua nga paraguaianët e Sol De America të cilët kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-0.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...