Kategoria Superiore

Cordeiro: Te Kukësi jam i lumtur, me Skënderbeun duam 3 pikët!

Braziliani William Cordeiro ka rezultuar një nga blerjet më të goditura të Kukësit në merkaton e verës pasi deri tani i ka bindur të gjithë në klubin verilindor dhe është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm për trajnerin Cungu. I pranishëm në konferencën për shtyp bashkë me numrin 1 të stolit të Kukësit, përpara sfidës ndaj Skënderbeut, anësori brazilian deklaroi se ndaj korçarëve Kukësi do të luajë vetëm për 3 pikët.

Pozicioni – Kam ardhur si mbrojtës, por edhe në Brazil kam luajtur në pozicione të tjera. Për mua nuk ka shumë rëndësi se ku luaj në fushë. Unë vetëm jap maksimumin kudo që të luaj. Që të arrijmë objektivat që kemi si grup ne duhet të fitojmë në ndeshjen e nesërme.

Skënderbeu – Skuadra tani është e pjekur dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur, por në fund ne do të marrim 3 pikë.

Rezultati – Një ekip që do të dali kampion, nuk mund të kënaqet me barazimin. Kemi punuar mirë këtë javë dhe ajo që do të kërkojmë në ndeshjen e nesërme janë tre pikët.

Jeta në Shqipëri – Jam shumë i lumtur këtu. Më kanë pritur mirë edhe në klub dhe në qytet nuk kam asgjë kundër. Jam adaptuar mirë, ka shumë pak diferenca me Brazilin. Këtu ka më shumë forcë dhe intensitet.

Marrëdhëniet me presidentin – Respektoj mendimin e tij, por për ne me rëndësi janë vetëm 3 pikët. Për mua kanë rëndësi pikët që të realizojmë objektivat.

Merkato – Është akoma herët për të folur për largim. Kam një kontratë me Kukësin dhe nuk më pëlqen të flas shumë për të ardhmen. Jam i lumtur këtu dhe në mbarim të sezonit do të flasim për këtë çështje. Të dyja ndeshjet do të jenë të mëdha. Nuk shoh nëse njëri ekip është më i fortë apo tjetri. Ne duam të jemi kampionë dhe duhet t’i mundim të dyja.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top