Premier League

Costa nuk e shtyn më shumë se 5 muaj në vendlindje, sulmuesi përgatit rikthimin në Angli

Në verën e kaluar, Diego Costa vendosi të aktivizohej në vendlindje teksa la Atletico Madrid për të firmosur me ekipin e Atletico Mineiro. Megjithatë, edhe pse sulmuesi u shpall kampion, duket se ka nevojë sërish për të ndryshuar ambient ndërsa i mungon Anglia dhe Premier League.

Në fakt, braziliani e ka mundësinë për t’u rikthyer në një nga kampionatet më të forta të Europës teksa Arsenal e sheh Costën si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Pierre-Emerick Aubameyang. 33-vjeçari ka eksperiencën e duhur duke qenë se është aktivizuar më parë në radhët e Chelsea ku me fanellën e bluve të Londrës ka shënuar 59 gola në 120 paraqitje.

Sipas shtypit britanik, Arsenal dhe Costa kanë pasur kontakte së fundmi, ndërsa palët duken optimiste për të arritur në një marrëveshje.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency