Merkato

Costa rikthehet në Europë nga Brazili, në Itali e shohin partner të Ribery dhe Veselit

Diego Costa ka vendosur të mbyllë aventurën në Brazil me skuadrën e Atletico Mineiro me të cilën u shpall edhe kampion. Tashmë, sulmuesi kërkon të rikthehet në Europë dhe të largohet nga vendlindja, teksa kërkon të ndjehet sërish protagonist në stadiumet më të rëndësishme të futbollit.

Për 33-vjeçarin u përfol një transferim i mundshëm te Arsenal në Premier League një kampionat të cilin Costa e njeh mirë pasi më parë ka shkëlqyer me fanellën e Chelsea. Gjithsesi, Anglia nuk është opsioni i vetëm pasi së fundmi për shërbimet e sulmuesit ka hyrë në garë edhe Salernitana.

Diego Costa është vënë nën shënjestrën e drejtorit sportiv të Salernitanës, Walter Sabatini. Duke parë pozitat e vështira në Serie A të Salernitanës me skuadrën që renditet në vendin e fundit dhe rrezikon qëndrimin në elitë, atëherë Sabatini dëshiron të bashkojë Costën me Ribery.

Ndërkaq, në ekipin e Salernitanës bën pjesë edhe futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Federik Veseli ndërsa tashmë mbetet për t’u parë nëse braziliani do të jetë pjesë e kampionatit italian në gjysmën e dytë të sezonit.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency