Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Courtois “bën avokatin” e Hazard: Nuk mund ta cilësojmë si lojtar mesatar, e shoh dëshirën e tij

Eden Hazard nuk ia ka dalë të ketë impaktin që të gjithë prisnin te Real Madrid. Futbollist belg ka vuajtur dëmtimet e shumta të cilat nuk e kanë lejuar të shprehë atë potencial që shfaqi gjatë periudhës kur aktivizohej me Chelsea. Ndaj, galaktikët janë të gatshëm ta lënë të lirë në merkato ndërsa edhe trajneri Carlo Ancelotti nuk e sheh si një element të domosdoshëm të organikës së tij.

Megjithatë, ai që kërkon t’i japë edhe një mundësi sulmuesit është patrioti i tij te Real Madrid, Thibaut Courtois. Gardiani thekson se Hazard nuk duhet cilësuar si një lojtar mesatar, ndërsa shprehet se për të nuk është e lehtë të jetë në formë kur ka luajtur shumë pak gjatë këtyre dy vite e gjysmë.

“Unë e njoh Eden prej shumë kohësh dhe e di se ëndrra e tij ka qenë të luante për Real Madrid. Është për të ardhur keq që nuk ka funksionuar ashtu si të gjithë e prisnin. E shoh që ai ka dëshirën dhe kërkon të ndihmojë skuadrën. Ai po kërkon të përmirësohet, por nuk është e lehtë të jesh në formë kur ke luajtur shumë pak minuta në dy vite e gjysmë.

Gjatë gjithë karrierës së tij ai e ka treguar se është një nga më të mirët në botë. E di që këtë nuk e ka treguar së fundmi, por talenti nuk është zhdukur dhe jam i sigurt se do të rikthehet ai që që të gjithë njohim. Ndaj, nuk mund ta bëjmë të besojë se ai është një lojtar mesatar sepse Hazard nuk është i tillë”, tha Courtois.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...