Angli

Coutinho deçiziv që në debutim: Më ka munguar Premier League, isha pak nervoz!

Debutim ëndrrash për Philipe Coutinhon me fanellën e Aston Villas. Rikthimi në Premier League rezultoi ai i duhuri për mesfushorin brazilian i cili shënoi që në debutim duke i dhënë 1 pikë skuadrës së tij në sfidën delikate ndaj Manchester United, ndeshje që përfundoi në barazim 2-2.

“Më kanë munguar këto ndeshje, më ka munguar Premier League. Jam shumë i lumtur që jam këtu.Po.. isha pak nervoz! Nuk flas shumë mirë anglisht, preferoj të luaj më shumë futboll në fushë sesa të flas”, përfundoi ylli brazilian pas ndeshjes ndaj Manchester United.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency