Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Coutinho, i shumëkërkuar në Premier, Barça “fërkon duart”

Philippe Coutinho rezultoi një nga zhgënjimet më të mëdha të Barcelonës gjatë viteve të kaluara. Në verë klubi dhe lojtari brazilian ndanë rrugët, por tani klubi katalan duhet të gjejë një blerës përfundimtar pasi t’I përfundojë huazimi tek Aston Villa.

Për momentin, klubi i Barçës ka rënë dakord për një opsion blerjeje prej 40 milionë eurosh me Aston Villan, ku e kanë mesfushorin në huazim, por Newcastle ka hyrë fuqishëm në skenë. “Magpies”, sipas “Sport.es,” janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat ekonomike të lojtarit, pasi nuk u mungojnë burimet financiare.

Ky opsion mund t’i sjellë Barçës edhe më shumë përfitime krahasuar më 40 milionët që mund të paguajë Aston Villa. Coutinho ka rigjetur veten në Birmingham, duke lënë pas atë zhgënjim të madh që përjetoi te Barça.

Arsenali dhe Evertoni gjithashtu kanë qenë të interesuar për të dhe Barcelona shpreson ta zgjidhë shitjen e tij para 30 qershorit për të qenë në gjendje t’i përdorë paratë në merkato.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...