Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Coutinho nuk ka gënjyer për dëmtimin, mungon në ndeshjet e janarit

Phillipe Coutinho nuk ka gënjyer për gjendjen e tij fizike në ditët e fundit me Liverpoolin. Sikurse u vërtetua nga vizitat mjekësore te Barcelona, braziliani ka një dëmtim në kofshën e djathtë dhe nuk do të mund të japë kontribut për katalanët në asnjë nga ndeshjet e janarit.

Takimi i fundit i Coutinhos me Liverpoolin iashte ai me Leicesterin më 30 dhjetor, ndërsa në sfidat pasardhëse nuk u grumbullua nga Klopp për shkak të problemeve fizike. Në fakt është aluduar që mungesa e brazialianit lidhej me dëshirën e tij për t’iu bashkuar Barçës, por këto raportime nuk kanë qenë aspak të vërteta. Deri në fund të janarit, Coutinho do të vijojë me fazën e riaftësimit, e për rrjedhojë do të mungojë në të gjitha sfidat e muajit të parë të vitit, ku përfshihet edhe ndeshja çerekfinale e Kupës së Mbretit, sigurisht nëse skuadra e Valverdes do të eliminojë Celta Vigon.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...