Mesfushori veteran brazilian Philippe Coutinho, prishi agjërimin e gjatë me fanellën e “Seleçaos”, duke qenë një nga autorët e golave në fitoren 4-0 përballë Paraguait në kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”. Lojtari i Aston Villas, një titullar i padiskutueshëm për trajnerin brazilian, Adenor Leonardo Bacchi “Tite”, nuk kishte shënuar për kombëtaren që nga tetori i vitit 2020.
“Kam qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe kam kaluar një dëmtim shumë të vështirë. Jam thirrur për dy ndeshjet e mëparshme të skuadrës braziliane, por mezi pata mundësi të luaja. M’u dha një mundësi e re, tani dhe jam i lumtur.
Brazili, tashmë i kualifikuar në Botërorin “Katar 2022” dhe që e la Paraguain pa asnjë shans për t’u avancuar, fitoi këtë të martë me golat e të rinjve Raphinha, Antony dhe Rodrygo (janë në kërkim të një vendi në listën e skuadrës për Botërorin), dhe me finalizimin e veteranit Coutinho.
