Merkato

Coutinho te PSG dhe efekti domino në merkato

Një marrëveshje për Neymarin, që pritet të shkaktojë një efekt domino në merkaton e “yjeve” të futbollit. Barcelona dhe PSG, në takimin e së martës kanë treguar qëndrimet e tyre në lidhje me modalitetin e kalimit të sulmuesit brazilian në “Camp Nou”. Katalanët ofrojnë disa lojtarë në shkëmbim, parizienët duan para, por dhe në rastin kur mund të pranojnë shkëmbime, synojnë Coutinhon dhe Semedon, plus një shumë e konsiderueshme.

Por çfarë do të ndodhë nëse në ditët në vijim arrihet marrëveshja dhe Coutinho si pjesë e bisedimeve, shkon në “Parque des Princes”?

Me këtë skenar, kampionët e Francës do të braktisnin përfundimisht pistën “Dybala”, çka do të ishte një lajm i keq për Juventusin, që nuk po arrin t’i gjejë një destinacion sulmuesit argjentinas, për t’u hedhur më pas në sulm për Mauro Icardin. Pa u larguar Dybala, bardhezinjtë nuk mund ta blejnë Mauron. Edhe nëse Mandzukic do të përfundojë, sikurse pritet, te Dortmundi, sepse paratë nuk mjaftojnë për të blerë bashkëshortin e Wanda Naras.

Në këtë pikë, qendërsulmuesi zikaltër do të shihte si zgjidhje të vetme transferimin te Roma. Nga ana e tyre, verdhekuqtë, sikurse njofton Gazzetta dello Sport, të lodhur nga situata e Edin Dzekos (e vlerësojnë 25 milionë euro), që kërkon Interin, do të binin dakord me zikaltrit, ndonëse kohët e fundit ka dalë në skenë emri i Michy Batshuayi, belgut të Chelsea-s.

Gjithsesi, ekziston ende mundësia, të paktën hipotetikisht, e një shkëmbimi mes Dybalas dhe Icardit (argjentinasi dëshiron me zemër Juven). Në këtë rast Dzeko do të qëndronte nën urdhrat e Fonsecas. Që të zhbllokohet merkatoja e “yjeve”, më parë duhet të mbyllet çështja “Neymar”, me Coutinhon nën urdhrat e Tuchel te PSG. Pas kësaj lëvizjeje, do të ndihej menjëherë efekti domino.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency