Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

COVID-19 bën kërdinë, përfaqësuesja afrikane pa portier para ndeshjes me Kamerunin

Skuadra debutuese në Kupën e Kombeve të Afrikës, Komorosi, gjunjëzohet nga COVID-19 dy ditë para sfidës me Kamerunin në fazën e 1/8-ate të kompeticionit. 12 pjesëtarë të ekipit, përfshirë edhe trajnerin Amir Abdou, kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Nga këta, shtatë janë lojtarë

Shtatë prej të prekurve janë lojtarë, duke përfshirë dy portierët e mbetur në skuadër, Moyadh Ousseini dhe Ali Ahamada, teksa portieri i parë, Salim Ben Boina, është i padisponueshëm për shkak të lëndimit.

“Do të bëjmë gjithçka kemi mundësi për të gjetur një zgjidhje”, – tha menaxheri i përgjithshëm i përfaqësueses së Komorosit, El Hadad Himidi, I cili shtoi: – “Është trajneri dhe të vetmit portierë në formë, kështu që situata është vërtet e komplikuar”.

Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) vendosi përpara turneut që skuadrat e prekura nga Koronavirusi duhet të luajnë ndeshje edhe nëse nuk kanë asnjë portier në skuadrën e tyre.

Në rast të mungesës së një portieri, një lojtar tjetër nga ekipi duhet ta zëvendësojë, me kusht që numri total i lojtarëve në dispozicion të jetë së paku 11.

Duhet kujtuar që Komorosi nxori jashtë garës në ndeshjet e tretë në grup, duke fituar 3-2 dhe zënë vendin e tretë.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...