Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Covid-19 pushton Spanjën, 17 raste te skuadra e Balliut, kërkohet shtyrja e derbit!

Covid-19 vazhdon të penalizojë shumë skuadrat e La Ligas. Rayo Vallecano skuadra e tretë madrilene për nga rëndësia që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së datës 2 janar ndaj kampionëve në fuqi të Atletico Madrid në program për t’u luajtur në Wanda Metropolitano, kjo për faktin se te skuadra e drejtuar nga Andoni Iraola në tamponët që kanë kryer sëfundmi kanë rezultuar plot 17 të prekur me Covid-19.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në stërvitjen e fundit që ka zhvilluar Iraola ka patur në dispozicion vetëm 8 lojtarë nga skuadra e parë. Te Rayo Vallecano luan edhe shqiptari Ivan Balliu por emrat e të prekurve me koronavirus nuk bëhen të ditur. Edhe te Barcelona ka raste me Covid-19 teksa Dani Alves, Jordi Alba dhe Lenglet kanë rezultuar pozitivë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...