Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

COVID-19 rikthehet në skuadrën e shqiptarit, dy lojtarë në izolim

Edhe pse tashmë falë njohjes së sëmundjes, por edhe vaksinave, COVID-19 nuk tremb më si në fillimet e tij, sërish virusi mbetet në qarkullim dhe herë pas herë ia del të bëhet protagonist. Së fundmi, klubi i Spezia në Serie A, ku aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj ka konfirmuar dy futbollistë të cilët kanë rezultuar të infektuar dhe që janë izoluar ndërkohë që gëzojnë një gjendje të mirë shëndetësore.

Në klubin e Spezias të gjithë janë të vaksinuar, megjithatë virusi sërish ka “ndërhyrë” duke lënë një shije të hidhur pasi pjesa tjetër e organikës është detyruar të qëndrojë nën vëzhgim në rast se shfaq simptoma.

Sakaq, klubi ka preferuar të mos zbulojë emrat e dy lojtarëve të infektuar ndërkohë që shpreson t’i ketë të gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat atë ndaj Torinos në transfertë më datë 23 prill.

Skuadra e Manaj në këtë sezon është shumë pranë arritjes së objektivit për të qëndruar në elitën e futbollit italian, ndërsa lushnjari është një nga elementët më të rëndësishëm për trajnerin Thiago Motta teksa realizuar katër gola.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...