Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

COVID fillon të tërhiqet nga Kukësi, dy lojtarë mposhtin virusin

Klubi i Kukësit lajmëroi para disa ditëve se COVID-19 kishte depërtuar mes lojtarëve dhe stafit të verilindorëve duke konfirmuar në total 10 të infektuar (7 futbollistë dhe 3 pjesëtarë të stafit teknik). Për këtë arsye edhe ndeshja e fundjavës ndaj Dinamos, e pragramuar për të shtunën u zhvendos të mërkurën në mënyrë që të mos rrezikohej një përhapje më e gjerë e virusit.

Megjithatë, sot vijnë lajme pozitive nga kampi i Kukësit teksa dy futbollistë kanë mposhtur coronavirusin dhe mund të vijojnë normalisht përgatitjet me trajnerin Diego Longo. Fjala është për Edi Basa dhe 18-vjeçarin Eugen Sula. Dy lojtarë të cilët në këtë sezon kanë pasur besimin e teknikut italian, teksa sulmuesi kroat është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës me shtatë gola të realizuar në 15 ndeshje duke i dhuruar shpeshherë ekipit të tij pikë të çmuara.

Tashmë, ambienti te Kukësi është më i qetë ndërsa në klub janë në pritje edhe të negavitizimit të pjesës tjetër për ta lënë njëherë e mirë pas krahëve historinë e COVID-it, ndërsa përgatiten për të debutuar në stadiumin e ri, Kukës Arena.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...