Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

CR7 sërish në një klub europian? Një kompani e bën të mundur dhe ia ofron skuadrës gjermane

Cristiano Ronaldo duket në ditët e fundit të një karriere të lavdishme, nisur kjo edhe nga transferimi në Arabinë Saudite tek klubi i Al Nassr. Megjithatë, një kompani gjermane po bën çmos për ta risjellë portugezin sërish në qendër të vëmendjes në një nga kampionatet elitare si Bundesliga dhe për të zgjatur karrierën e tij në Europë.

Sipas të përditshmes gjermane “Abendzeitung”, biznesmeni Marcus Schon është i gatshëm të sponsorizojë transferimin e Ronaldos te Bayern Munich, një klub që edhe në të kaluarën është përmendur si një opsion për 38-vjeçarin. Schon ka ndërmarrë hapa konkrete duke i dërguar një email drejtorit të Bayern, Oliver Kahn në të cilën shpreh gatishmërinë që kompania e tij të mbulojë transferimin e CR7 si dhe një pjesë të pagës së tij.

Lexo edhe:

Megjithatë, për ta bërë këtë, Schon ka një kusht teksa kërkon nga bavarezët që ta njohin publikisht kompaninë e tij si ndërmjetëse në këtë transferim si dhe t’i garantohet po kompanisë së tij një përqindje nga të ardhurat e fanellës së Bayernit me emrin e Ronaldos.

Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga ana e bavarezëve dhe duket e vështirë që një lëvizje e tillë të ndodhë pasi në kampin gjerman kanë krejtësisht një tjetër filozofi sa i takon çështjes së pagave dhe moshës mesatare të futbollistëve në organikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...