Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

CR7 te Bayerni? Salihamidzic shuan dilemat! Nagelsmann: E kam në ekip pasuesin e Lewës

Bayern Munich shiti Robert Lewandowskin te Barcelona, ndërkohë që Cristiano Ronaldo përflitet si zëvendësuesi i bomberit polak në majën e sulmit të kampionëve të Gjermanisë.

Ylli portugez po insiston për t’u larguar nga Manchester United, por në Bavari kanë dilema të mëdha nëse afrimi i tij do ishte i duhuri. Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic i ka mbyllur dyert përfundimisht pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Kam shumë respekt për Cristiano Ronaldon, për karrierën që ka zhvilluar dhe çfarë ka fituar. Megjithatë, e përsëris se nuk ka qenë dhe nuk është objektivi ynë”, deklaroi boshnjaku për Sport 1.

Ndërkohë, Julian Nagelsmann është i bindur që e ka në skuadër pasardhësin e polakut. Në prononcim për Sky Sport, trajneri i Bayernit u shpreh: “Kemi disa opsione, Sadio Mane mund të jetë zëvendësuesi i Lewandowskit në sulm.

Do të duhet të ndryshojmë pak stilin tonë të lojës, sepse humbëm një qendërsulmues të aftë për të shënuar 40 gola në sezon.

Në të njëjtën kohë, ky largim paraqet një sfidë dhe mundësi të madhe për të gjithë lojtarët tanë të tjerë”, theksoi trajneri gjerman.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...