Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“CR7? Të kryqëzojmë gishtat! Vjet na shënoi tre gola”, Conte: Kam një kërkesë për ekipin

Manchester United-Tottenham është ndeshja më e fortë e ditës së mërkurë në Premier League. Spurs i pret një test i vështirë në “Old Trafford”, stadium ku do tentojnë fitoren e tretë radhazi në kampionatin anglez, aty ku ndajnë vendin e dytë me Manchester City, ndërkohë që Arsenali kryesues është 4 pikë larg.

Trajneri Antonio Conte analizoi duelin ndaj “Djajve të Kuq”, teksa u ndal edhe te Cristiano Ronaldo, i cili ndëshkoi me tregolësh ekipin e tij sezonin e kaluar. “Jemi përmirësuar shumë krahasuar me sezonin e kaluar. E kemi filluar shumë mirë kampionatin, por duhet të mbajë këtë ritëm dhe të vazhdojmë kështu përpara.

CR7? Sezonin e kaluar ai realizoi tre gola ndaj nesh, kështu që le të kryqëzojmë gishtat! Po flasim për një futbollist të jashtëzakonshëm, i cili vazhdon të bëjë diferencën tek ekipi ku luan. Ai dhe Messi kanë shkruar historinë e futbollit në 15 vitet e fundit”.

Në fund një koment për skemën taktike, me Tottenhamin që po luan me skemën 3-4-3. “Po, do vazhdojmë të luajmë kështu, pasi kemi punuar shumë me këtë sistem. Perisic mund të luajë edhe si sulmues krahu, e ka bërë në të kaluarën, mund të bëjë edhe ndaj United”.

Manchester United-Tottenham fillon prej orës 21:15 (e mërkurë, 19 tetor). Përballja do të transmetohet në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...