Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“CR7 tek Atletico? Kemi sulmues nga Brazili, Argjentina e Franca”, kapiteni i “mbyll derën”

Mundësia e rikthimit të Cristiano Ronaldos në La Liga, por tashmë tek Atletico Madrid dhe jo Reali, ka shkaktuar debate të shumta në Spanjë. Tifozët “Colchoneros” kanë nisur protestat kundër afrimit të 37-vjeçarit portugez. Ultrasit kryeqytetas kërcënojnë me dorëzime abonimesh, teksa presidenti Enrique Cerezo i qetësoi disa ata.

Nuk e di kush e shpiku këtë histori, por është praktikisht e pamundur që ai të vijë këtu. Thashethemet janë thashetheme dhe duhet të mbeten të tilla“, deklaroi presidenti i Atleticos për mediet portugeze. Në këtë çështje është përfshirë edhe kapiteni Koke, i cili është përballuar shumë herë me portugezin si kundërshtar në duelet ndaj “Los Blancos”.

Në dhomat tona të zhveshjes nuk flitet për Ronaldon. Shokët e mi të ekipit janë lojtarë të mëdhenj, ne kemi sulmues nga Argjentina, Brazili, por edhe nga Portugalia, Franca dhe Spanja. Lojtarë të mëdhenj që mund të bëjnë gjëra të mëdha. Unë u besoj atyre, jemi të kompletuar në sulm“, theksoi mesfushori 30-vjeçar.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...