Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

CR7: Tek United vijnë trajnerë që mendojnë se janë Coca Cola e fundit në shkretëtirë!

Cristiano Ronaldo vazhdon të flasë dhe të shfryjë. Ai vendosi të rikthehet te Manchester United në ditët e fundit të gushtit të vitit 2021. Pep Guardiola e donte me çdo kusht te Manchester City, por Sir Alex Ferguson, të cilin CR7 e konsideron si baba, ndërhyri dhe e bindi të rikthehej në “Old Trafford”.

E them sinqerisht, unë isha shumë afër kalimit te Manchester City, bisedova shumë me ta, e tha edhe Guardiola dy javë më parë. Ata u përpoqën shumë të firmosnin me mua. U habita disi, por zemra ime foli me zë të lartë në atë moment”, deklaron pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili ndalet edhe te trajnerët më të cilët ka punuar së fundmi.

Historia që kisha në Manchester United dhe Sir Alex Ferguson bënë ndryshimin. Unë nuk e mohoj, e mora me vetëdije dhe zemër vendimin për t’u rikthyer. Fola me Ferguson dhe ai më tha: ‘Është e pamundur që ti të shkosh në Manchester City‘. Unë iu përgjigja: ‘Mirë, shef’.

Nuk mund t’i ktheja shpinën të kaluarës sime. Nuk pendohem që u riktheva tek United, biseda me Ferguson ishte vendimtare, aty kuptova se nuk mund të bëhesha pjesë e Manchester City. Rangnick? E thërrisja shef si gjithë trajnerët e tjerë në karrierë, por thellë brenda vetes nuk e pashë kurrë si një trajner.

Solskjaer? E adhuroj, mendoj se ai është një person i mrekullueshëm, por nuk e kishte të lehtë të bënte gjëra të bukura pas largimit të Ferguson. Gjithsesi, unë mendoj se Ole ka zhvilluar një punë të mirë si trajner i United, por ai kishte nevojë për më shumë kohë. Nuk kam dyshime se do të bëhet një trajner i mirë. Edhe pse kaluam një periudhë të shkurtër së bashku, di të them se ishte kënaqësi të punojë me të, isha i lumtur.

Pse flas? Sepse kështu e ndjej, më pëlqen të flas. Nuk arrij të kuptoj një gjë, tek United vijnë trajnerë që mendojnë se janë Coca Cola e fundit që ka mbetur në shkretëtirë… Unë i respektoj të gjithë, çdo qasje dhe mentalitet të ndryshëm, por më disa pika nuk mund të pajtohem vërtet.

Lojtarët e rinj? Nuk mund të them se nuk i respektojnë më të vjetrit, por të rinjtë jetojnë në një epokë tjetër. Mentaliteti nuk është i njëjtë. Ndryshimi është tek uria, inati… Të rinjtë e sotëm nuk vuajnë, i jetojnë gjërat më thjeshtë krahasuar me brezin tim”, deklaroi legjenda portugeze.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...