Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

CR7 u zbulon shokëve vendimin, Beckham këshillon United: Shënon pafund, çfarë doni më?!

Cristiano Ronaldo e ka përjetuar keq mungesën e kualifikimit në Champions League, por ylli portugez nuk e mendon largimin nga Manchester United. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të vijojë edhe një vit në “Old Trafford”, pavarësisht se nuk do të garojë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Mediet angleze raportojnë se 37-vjeçari u ka thënë shokëve të skuadrës se nuk dëshiron të braktisë ekipin anglez, por gjithçka varet nga Erik Ten Hag, trajneri i ri i “Djajve të Kuq”.

Nëse tekniku holandez nuk e ka pjesë të planeve të tij, atëherë CR7 do largohet për të provuar një tjetër aventurë në karrierë. 24 gola dhe 3 asiste në 39 ndeshje me United për goleadorin më të mirë të historisë së futbollit gjatë këtij sezoni.

Shifra që i kanë shtuar dëshirën David Beckham që ta shohë edhe për dy vite sulmuesin luzitan në “Old Trafford”. Në prononcimin për Sky Sports UK, ish-mesfushori i klubit të famshëm deklaroi: “Ne të gjithë e dimë rëndësinë e United për Ronaldon.

Cristiano është ende duke bërë atë që di të bëjë më mirë: gola, asiste dhe performanca si protagonist. Është e pabesueshme që vazhdon të jetë kaq vendimtar në moshën 37-vjeçare. Problemet e ekipit janë tjera.

Pa Ronaldon, United do të renditej në vend të dhjetë. Shpresoj që të vazhdojë në këtë mënyrë edhe për një apo dy vite të tjera tek United”, theksoi Beckham, i cili u largua nga skuadra angleze në verën e vitit 2003, pikërisht atëherë kur portugezi zbarkoi nën urdhrat e Sir Alex Ferguson.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...