Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“CR7, ul kokën dhe puno! United është ekip më i mirë pa ty në fushë”

Wayne Rooney është treguar i ashpër ndaj Cristiano Ronaldos në prononcimin për talkSPORT. Ish-sulmuesi i njohur anglez, kritikon ashpër sjelljen e ish-shokut të skuadrës, teksa e fton të reagojë.

United nuk është një ekip më i mirë me CR7. Ai dhe Messi janë padyshim lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, por mendoj se sjellja e Cristianos ndaj Djajve të Kuq, që nga fillimi i sezonit e deri tani, është e papranueshme.

Kam dëgjuar Roy Keane, ai e mbronte CR7, por vetë Roy nuk do ta pranonte fare një njeri të tillë në dhomat e zhveshjes. Ronaldo sot i shkakton shpërqendrim skuadrës.

Ai duhet të ulë kokën dhe të punojë, kjo është e vetmja mënyrë që të jetë gati kur trajneri të ketë nevojë për të”, deklaroi golashënuesi më i mirë në historinë e klubit anglez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...