Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

CR7: Unë egoist? Harrojeni, gjithmonë kam zgjedhur titujt përpara golave

Cristiano Ronaldo ka fituar shumë trofe gjatë karrierës së tij fantastike. 37-vjeçari portugez i dha fund aventurës europiane, zgjodhi milionat e Arabisë Saudite dhe firmosi me Al Nassr deri në vitin 2025.

CR7 do të përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon nga kontrata faraonike, si askush futbollist tjetër në histori. Pavarësisht egoizmit që e ka karakterizuar gjithmonë, goleadori thekson se për të ka rëndësi më të madhe suksesi i skuadrës sesa aspekti individual.

  • Në karrierën time gjithmonë i kam vënë trofetë dhe titujt para gjithçkaje. Kam shpenzuar shumë kohë në stërvitje për të arritur këto objektiva. Titujt janë gjithmonë të veçantë, unë i preferoj më shumë sesa golat.

“Jam shumë krenar për këtë vendim. Përvoja ime në Europë ka përfunduar, kam luajtur në klubet më të mira, tani është një sfidë e re. Jam shumë i lumtur me mundësinë që po më jep Al Nassr. Kam mbështetjen e familjes time dhe vlerësoj gjithçka që ata kanë bërë për mua.

Shumë klube në Europë që u përpoqën të nënshkruanin me mua, në Brazil, Australi, Shtetet e Bashkuara, madje edhe në Portugali. Por, për mua kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar me gjithë përvojën dhe vizionin tim”, u shpreh Ronaldo gjatë prezantimit tek Al Nassr.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...