Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Crespo ndërron kontinent, do drejtojë ekipin që fitoi titullin në sezonin debutues

Hernan Crespo ka qenë një nga goleadorët më të mirë që ka nxjerrë futbolli argjentinas. Si futbollist fitoi trofe me Parmën, Lazion, Interin, Milanin, Chelsea dhe River Plate, teksa në vitin 2014 filloi karrierën e trajnerit.

46-vjeçari ka drejtuar skuadra si Modena, Banfield apo Defensa y Justicia (Kupa Sudamericana 2020). Crespo punoi në Brazil vitin e kaluar, duke drejtuar Sao Paulo në periudhën shkurt-tetor, ekip me të cilin fitoi titullin Paulista. Ish-sulmuesi ka arritur akordin me klubin e ri.

Sky Sport raporton se Crespo do të transferohet në Katar te Al Duhail. Marrëveshja me drejtuesit e klubit aziatik është arritur dhe argjentinasi do të firmosë deri në 2023 me ekipin e vetëm në Katar që fitoi titullin në sezonin e saj debutues.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...