Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Cristiano, letër tifozëve të “Djajve të Kuq”: Rekordet më ndjekin, besoj ende tek United

Cristiano Ronaldo, i cili u aktivizua gjysmë orën e fundit në sfidën ndaj Spanjës, që përfundoi 1-1, iu drejtuar me një letër të hapur tifozëve të Manchester United, e publikuar në faqen e klubit:

“Ajo që duhet të them për tifozët është se ata janë të jashtëzakonshëm. Edhe kur e kemi humbur ndeshjen, ata gjithmonë na kanë mbështetur, janë gjithmonë me ne. Tifozët janë gjithmonë në zemrën time dhe ata janë njerëzit që gjithmonë duhet t’i respektojmë, sepse na mbështesin gjithmonë”, e nis letrën Ronaldo duke falënderuar fansat

Portugezi, më tej, kujton ditën e parë të kthimit në “Old Traffors”: “Për shembull, në ndeshjen e parë e ndjeva jo vetëm gjatë ndeshjes, por edhe një ditë më parë në hotel. Isha pak nervoz, si zakonisht, por gjërat shkuan mirë. E nisa ndeshjen, shënova dy gola dhe ishte shumë, shumë mirë”.

“Rekordet vijnë natyrshëm,” – vazhdon ai. – “Unë nuk i ndjek rekordet, rekordet më ndjekin. Motivohen ende, dua të vazhdoj të punoj shumë, duke e dashur pasionin për lojën dhe natyrisht Manchester United. Shokët e mi më ndihmojnë gjatë rrugës.

Është gjithmonë e mrekullueshme të shënosh gola për këtë klub. Kur është një tregolësh, edhe më shumë. Por gjëja më e rëndësishme për mua është të përpiqem të fitoj ndeshje dhe të përpiqem të fitoj një kampionat ose një kupë. Mendoj se Man. United do të jetë aty ku duhet. Ndonjëherë duhet kohë, por unë ende besoj”, – përfundon portugezi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...